
Galeria Kombëtare e Kosovës ka njoftuar hapjen e ekspozitës së parë personale të artistes Doruntina Kastrati në këtë institucion, e cila do të çelet më 10 dhjetor 2026.
Ekspozita mban titullin “Çdo jetë, një botë” dhe shënon një moment të rëndësishëm në prezantimin e punës artistike të Kastratit para publikut në Galerinë Kombëtare të Kosovës.
Sipas njoftimit të GKK-së, ekspozita do të kurohet nga Sandra Beate Reimann dhe është komisionuar nga Galeria Kombëtare e Kosovës, në bashkëpunim me institucionin artistik Röda Sten Konsthall.
Nga Galeria Kombëtare kanë bërë të ditur se detajet e tjera lidhur me ekspozitën do të publikohen në ditët në vijim.
ObserverKult
Lexo edhe:
Biblioteka e Obiliqit pasurohet me 200 libra të rinj nga Instituti Albanologjik






