Dostojevski: Ja pse veprën tuaj duhet ta shihni me syrin e shkencëtarit…

thenie të dashurosh dostojevski quotes
Fjodor Dostojevski

Nga Fjodor Dostojevski

“…Kush ngre dorë kundër ‘lëmoshës’ që i jepet një njeriu, ky ngre dorën kundër natyrës njerëzore, përbuz e nënçmon dinjitetin vetjak të individit.

Kuptimet “lëmoshë shoqërore” dhe liri e individit janë kuptime të ndryshme por, aspak nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën.

E mira e veçuar do të ekzistojë sa të jetë jeta sepse, është një kërkesë e individit, është një kërkesë jetësore e ndikimit të drejtpërdrejtë të një individi mbi një individ tjetër…

…. a e dini ju, se ç’rëndësi e vlerë të posaçme ka ndërkallja e një individi në tjetrin, gjatë formimit të individualiteve të shoqërizuara? Para nesh shpaloset një jetë e tërë, me shumë degëzime për ne të panjohura. Edhe shahisti më i mirë, nuk ka si parashikon më shumë se disa lëvizje të kundërshtarit. E sa e sa lëvizje mund të bëhen që, ne nuk i njohim?

Duke hedhur një farë, një “lëmoshë”, duke bërë një punë të mirë e çfarëdo lloji qoftë, ju i bëni nder personalitetit tuaj, merrni për vete edhe një pjesë të nderit të tjetrit; ndërthureni reciprokisht me të; nuk kalon shumë dhe merrni si dhuratë dije, bëni zbulime fare të papritura.

Veprën tuaj filloni ta shihni me syrin e shkencëtarit, ajo iu rrëmben përgjithmonë, i jep kuptim jetës që bëni. Nga ana e tyre, mendimet dhe veprimet e mira që i shoqërojnë, fara që ju keni mbjellë, ndoshta krejt e harruar nga ju, zë e nxjerr filiza; atë të mirë që e mori nga ju, ky ia kalon të tjerëve. E ku i dini përmasat e pjesëmarrjes suaj, në përcaktimin e fatit të njerëzimit?”

ObserverKult


Lexo edhe:

DOSTOJEVSKI: NUK TË KAM TRADHTUAR AS EDHE ME MENDIME!

Nuk të kam tradhtuar as edhe me mendime!

Dostojevski i shkroi të dashurës së tij Marias duke i shprehur përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm duke thënë:

“Në rrugën ku jeton ti, jetojnë nëntë gra më të bukura se ti. Shtatë të tjera më të gjata se ti dhe nëntë me të shkurtra se ti. Është edhe një tjetër që më dashuron më shumë sesa ti.
Në punë është një grua që më buzëqesh gjithmonë, një tjetër më nxit të bisedoj me të, ndërkohë që kamarierja ma ëmbëlson çajin me mjaltë në vend të sheqerit. E megjithatë, unë të dua vetëm ty.”

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult