Dostojevski: Koha jonë është kohë mediokriteti, mungesë ndjenjash…

thenie të dashurosh dostojevski quotes
Fjodor Dostojevski

Nga Fjodor Dostojevski

– Është e çuditshme që edhe pse e ke kaluar gjithë jetën me njerëz, edhe pse ke dhënë e ke marrë me ta, nuk ke mundur ta njohësh njeriun.

Kur e mendoj këtë, ndihem sikur më kanë futur në një dhomë ku ka një numër të madh pasqyrash dhe secila prej tyre ma tregon fytyrën ndryshe. Pra, secila prej tyre është një mister për mua dhe unë jam një mister për secilën prej tyre.

– Njeriu, a nuk është një krijesë e dobët dhe e pambrojtur? A nuk është jeta një barrë shumë e rëndë për ta përballuar pa ndihmën e të tjerëve?

Bamirësia, a nuk është e vetmja mënyrë për të shpenguar veten nga mëkatet tona dhe për të gjetur paqen dhe lumturinë?

Çfarë mund të bëjmë tjetër veçse të kërkojmë falje dhe të përpiqemi të bëjmë atë që është e drejtë?

– Koha jonë është kohë mediokriteti, mungesë ndjenjash, pasion për injorancën, dembelizmin, paaftësi për të filluar të bësh diçka dhe mungesë dëshire për të bërë gjithçka.

Përktheu: Bajram Karabolli

ObserverKult


dostojevski tradhtuar

Lexo edhe:

PSE FJODOR DOSTOJEVSKI ËSHTË “KAQ I VEÇANTË”

Filozof i shkëlqyer. Një besimtar i vërtetë. Një eksplorues i guximshëm i skutave më të errëta të mendjes njerëzore.

Njeriu që konceptoi ekuacionin letrar më të famshëm në botë – “Krim dhe ndëshkim”. 

Njëqind e dyzet vjet pas vdekjes, Fjodor Dostojevski vijon të jetë, jo vetëm burim krenarie kombëtare në Rusi, por edhe një magnet për bibliofilët anekënd botës.

“Dostojevski është kalorësi i shkretëtirës me shigjeta të përthyera. Ku godet shigjeta e tij, pikon gjak. Dostojevski jeton brenda nesh.

Muzika e tij, nuk do të vdesë kurrë”, – shkruan Vasili Rozanov, një nga filozofët rusë të shekullit të 20-të, në vitin 1912.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult