“Drejtësi për Vesën” shfaqet në Teatrin e Gjilanit

Që nga mbrëmë, 5 tetor, shfaqja “Drejtësi për Vesën” do të shfaqet në Teatrin e Gjilanit për katër net me radhë, deri më datë 8 tetor.

Çdo natë me fillim nga ora 19:00, artdashësit do të kenë mundësi ta shohin shfaqjen nga Avni Shkodra dhe me regji të Shkelzen Berisha.

“Shoqëria civile përmes një skicimi teatror kërkon drejtësi për Vesën, sportisten e vrarë nga pronari i një klubi ilegal të masazhit. Pronari ushtron ndikim në gjykata dhe prokurori, ku jo vetëm që nuk zbardhet më rasti, por përkundrazi, devijohet krejt rasti i Vesës”, thuhet ndër të tjera në postimin në Facebook të Teatrit të Gjilanit.

—————————————————————————————-

LEXO EDHE: “Le Figaro”: Çdo teatër që vdes është si një bibliotekë që digjet

Gazeta e njohur franceze “Le Figaro” i ka kushtuar një artikull shembjes së Teatrit Kombëtar në Shqipëri mëngjesin e 17 majit. Duke nënvizuar se një pjesë e kulturës shqiptare mori fund.

Gazeta shkruan edhe për atë që ndodhi pas shembjes së godinës. Dhe arrestimet për protestën.

Artikulli i “Le Figaro”

Çdo teatër që vdes është si një bibliotekë që digjet, ka thënë dikush. Të dielën, në Tiranë në Shqipëri, mori fund një pjesë e kulturës shqiptare. Me gjithë demonstratat e shumta dhe një kundërshtimi të ashpër, Edi Rama, Kryeministri shqiptar, vendosi të prishë Teatrin Kombëtar të Tiranës.

Një forcë e madhe policie arriti para agimit, dhe zmbrapsën anëtarët e aleancës për mbrojtjen e teatrit. Duke përdorur spraj piper. Ekskavatorët atëherë filluan të shkatërrojnë kolonën e saj të përparme. Që mbante fjalët “Teatri Kombëtar”.

Fati i ndërtesës, i ndërtuar në vitin 1939 dhe u shndërrua në teatër kombëtar në 1945. Ndau shoqërinë duke shkaktuar zemërim, teksa kryeministri Rama zgjodhi të veprojë gjatë mbylljes për shkak të koronavirusit.

Përplasje dhe arrestime

“Nuk bëhet më fjalë vetëm për shembjen e teatrit por për rënien e demokracisë dhe lirisë. Ne jemi në diktaturë”, deklaroi një anëtar i paidentifikuar i aleancës në një video në Facebook. Rama, qeveria e të cilit thotë që teatri kishte degraduar dhe kishte nevojë për modernizim. I ka qëndruar idesë së tij që ai po shtyn drejt progresit, pasi ka ndërtuar një stadium të ri futbolli dhe një treg. “Këta janë të njëjtit njerëz që ngrihen kundër gjithë projekteve në Tiranë. Ata nuk e duan zhvillimin. Por ata nuk munden ta ndalin Tiranën”, deklaroi kryeministri në një postim në Facebook…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU