Dren Abazi: Nuk të harroj… (teksti dhe kënga)

Ju ftojmë të lexoni tekstin dhe të dëgjoni këngën “Nuk të harroj” të këngëtares Violeta Rexhepagiqi, të kënduar nga këngëtari Dren Abazi, në nderim të saj.

Sa herë të kam thënë se do të vij dita
të zhveshur të lodhur përqiell do të humbim papritmas
Më duket dielli shumë më herët perendoi

Vetmia po afrohet po jehon

Sa herë të kam thënë se do vij dita
kur duart do të ngriten në qiell
pa lamtumirë ikën

Dikush tjetër flokët po t’i ledhaton

Nuk besova se kjo mund të ndodhë

Nuk të harroj
Mundohem e di se çdo gjë mbaron
Por nuk t’harroj
Frikohem se do të kujtoj, kujtoj në largësi
Sërish të shoh
Buzëqeshem
dhe t’kujtoj.

ObserverKult

Lexo edhe:

DREN ABAZI & ZIG ZAG ORCHESTRA: MBRETI I NATËS (TEKSTI DHE KËNGA)