Dren Abazi: Kur je me mu…(teksti dhe kënga)

Ju ftojmë të ndiqni këngën “Kur je me mu”, kënduar nga Dren Abazi.

Në heshtjen tande të akullt,
Një oshëtimë ndjej në ty,
Bie, ngrihem brenda teje,
E brenda meje digjesh ti.

Diku thellë, ti ke një brengë
Nuk është urrejtje, nuk është dashuni
E strukur n’vetmi t’zemrës tande shkrumb e hi.

Ti me thu, gjithmonë do jem afër teje,
Do ecim bashkë rrugëve të gjata,
Ti je me mu,
Veç ti e din unë sa të du,
Kur je me mu.

Ti më thu, gjithmonë do t’jem afër teje,
Kur bën ftohtë netëve t’gjata,
Ti je me mu,
Veç ti e din unë sa të du,
Kur je me mu, sa të du.

Ti ke frikë të shohësh qiellin,
E kur bjen nata të jesh vetëm,
N’dritare e pret diellin,
E pak shi t’shuj etjen.

Diku thellë, ti ke një brengë,
Nuk është urrejtje, nuk është dashuni,
E strukur n’vetmi t’zemrës tande shkrumb e hi.

Ti me thu, gjithmonë do jem afër teje,
Do ecim bashkë rrugëve të gjata,
Ti je me mu,
Veç ti e din unë sa të du,
Kur je me mu, sa të du.

ObserverKult

Nga po ky këngëtar:

Dren Abazi: Mos më thuaj se ti do të ikësh tash… (teksti dhe kënga)