Dren Abazi: Ti më thu, gjithmonë do jem afër teje…(teksti dhe kënga)

Në heshtjen tande të akullt,
Një oshëtimë ndjej në ty,
Bie, ngrihem brenda teje,
E brenda meje digjesh ti.

Diku thellë, ti ke një brengë
Nuk është urrejtje, nuk është dashuni
E strukur n’vetmi t’zemrës tande shkrumb e hi.

Ti me thu, gjithmonë do jem afër teje,
Do ecim bashkë rrugëve të gjata,
Ti je me mu,
Veç ti e din unë sa të du,
Kur je me mu.

Ti më thu, gjithmonë do t’jem afër teje,
Kur bën ftohtë netëve t’gjata,
Ti je me mu,
Veç ti e din unë sa të du,
Kur je me mu, sa të du.

Ti ke frikë të shohësh qiellin,
E kur bjen nata të jesh vetëm,
N’dritare e pret diellin,
E pak shi t’shuj etjen.

Diku thellë, ti ke një brengë,
Nuk është urrejtje, nuk është dashuni,
E strukur n’vetmi t’zemrës tande shkrumb e hi.

Ti me thu, gjithmonë do jem afër teje,
Do ecim bashkë rrugëve të gjata,
Ti je me mu,
Veç ti e din unë sa të du,
Kur je me mu, sa të du.

Nga po ky këngëtar: Dren Abazi: Mos më thuaj se ti do të ikësh tash… (teksti dhe kënga)