Dren Abazi & Zig Zag Orchestra: Jorgjica…(Teksti dhe kënga)

Kur të pashë
Jorgjica, Jorgjica, moj,
zemrën ty ta dhash…

Thonë bota je i marrë,
Jorgjica, Jorgjica,
unë për ty do t’shuaj zjarr,
Jorgjica, Jorgjica…

Do ta pi,
o rakinë, rakinë moj,
që ta shuaj dhembshurinë…

Do ta bëj gotën thërrime
Jorgjica, Jorgjica,
se kjo dogji zemrën time
Jorgjica, Jorgjica.

ObserverKult


dren abazi

Lexo edhe:

KONCERTIN MA PASKA ANULUAR ERDOGANI, DREN ABAZI RRËFEN “SEKRETIN”

Dren Abazi është nga 41 personazhët e librit “41 Sekrete” të autorit Ben Blushi. Artisti ka rrëfyer për Blushin një episod të ndodhur në Tiranë pak kohë më parë.

Ai shkruan se e ka takuar këngëtarin në sheshin Skënderbej në Tiranë ku do të mbante një koncert i cili më pas është shtyrë për shkak të faljes së Bajramit nga ana e besimtarëve myslimanë.

Shkrimi i Ben Blushit:

Qëllova në një lokal në mesnatë. Në Tiranë.
Ku je, Ben Blushi, tha Dren Abazi.
Dren, ti po këndoje këtu?
Unë po këndoja, tha Dreni.
Këndo edhe pak për mua dhe miqtë e mi.
Shumë vonë, tha Dreni, e mbyllëm.
Nuk është shumë vonë, tani fillon nata, thashë unë.

Është ora 1 e natës, tha Dreni.
E po, unë po pi dhe një gotë, i thashë.
Mbase takohemi nesër, tha Dreni.
Nëse zgjohem herët, të bëj një zile dhe një foto, i thashë.
Dakord, tha Dreni.

U takuam.
A pive shumë dje, pyeti Dreni.
Deri në 3, thashë unë.
Dukeshe, tha Dreni.
Po ti, e pyeta.
Unë nuk pi shumë, tha Dreni.
Kur ke ardhur në Tiranë?
Kisha një koncert.
Ou! Nuk e dija.

U takuam.
A pive shumë dje, pyeti Dreni.
Deri në 3, thashë unë.
Dukeshe, tha Dreni.
Po ti, e pyeta.
Unë nuk pi shumë, tha Dreni.
Kur ke ardhur në Tiranë?
Kisha një koncert.
Ou! Nuk e dija.

Ishim te sheshi “Skënderbej”, ishte full, tha Dreni.
Do kisha ardhur, i thashë.
Pati një ngatërresë, koncerti u shty një javë.
Po pse u shty?
Ne kishim njoftuar për datën 28 prill dhe u bë në 5 maj.
Ça ndodhi?
Last minute na njoftuan që koncerti shtyhet me urdhër të Kryeministrisë.
Po ç’punë kishin me koncertin tënd?
Ngaqë sheshi duhej të ishte gati për faljen e Bajramit.
Po Bajrami ishte në datën 2 maj, i thashë.
Po skena jonë ishte shumë e madhe dhe nuk do zhvendosej dot në kohë për të zbrazur sheshin.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult