Drita Agolli lindi më 2 qershor 1925 në Peshkopi.
Gjatë viteve 1954-1956 studion për skenografi dhe kostumografi në Akademinë e Arteve të Bukura në Rumani. Më pas studion për regjisurë në Institutin Shtetëror të Artit GITIS në Moskë duke u bërë edhe gruaja e parë e diplomuar për regjisore në Shqipëri.
Pasi kthehet në Shqipëri ajo jep një kontribut shumë të madh në “Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë” duke drejtuar edhe katedrën e dramës dhe përgatit breza të tërë aktorësh të cilët do të bëheshin mjaft të dashur për publikun.
Gjithashtu ajo vazhdonte angazhimin e saj si regjisore por edhe si aktore në Teatrin Popullor duke interpretuar shumë role si Gertruda tek Hamleti, Klea në Dhelpra dhe rrushtë, Ortensia në Zonja e Bujtinës, Blanka në Otello e shumë role të tjera.
Ndërsa si regjisore ajo njihet për shfaqje të dimensioneve të mëdha si “Lumi i Vdekur” i Jakov Xoxës, “Intrigë dhe Dashuri” nga Shiler, “Familja e Peshkatarit, “Shtrëngata”, “Llampa e neonit”, “Toka e zjarrtë”, “Pabesia”, “Njerëzit e thellësive” etj.
Regjisorja e teatrit, aktorja, pedagogia e aktrimit, Drita Agolli, ka dhënë një kontribut të madh si regjisore edhe në “Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit”.
ObserverKult
————————————
Lexo edhe:
LINDA AGOLLI: I MBETET VETËM T’I GËZOHET DIELLIT…
Nga: Linda Agolli
Zgjatet dhe mbërthen duart pas hekurave të dritares së vogël. Tërheq zvarrë majat e gishtërinjve nëpër mur derisa i dhembin thonjtë. Dhe hop, gjendet me hundën mbi parvazin e ngushtë.
Hedh vështrimin jashtë. Në fillim s’ia del të orientohet në atë bardhësi të njësuar, ku nuk mund të shquash dot as konturet e figurave përreth. Mbyll një çast sytë dhe i hap përsëri.
Që andej nuk dallohet gjë tjetër. Përveçse një copëz shkëmb i bardhë, skalitur me maja të mprehta të mëdha, të shkëputura vende-vende, që krijojnë të çara të thella a ndonjë shteg që të nxjerr kushedi ku.
Masivi i papërcaktuar shkëmbor duket të jetë afro dhjetë metra larg murit të dhomës, por në kornizën e dritares me hekura krijohet përshtypja se po të zgjatësh dorën do mund ta prekësh.
Qëndron gjatë ashtu, varur pas hekurave, derisa i nxihen gishtat e këmbëve dhe i mpihen pëllëmbët e duarve.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult