“Dritarja e Marin Shkrelit”, romani më i ri i Ndue Ukajt

ndue ukaj:

Shkrimtari Ndue Ukaj vjen para lexuesve me romanin më të ri, “Dritarja e Marin Shkrelit”.

* * *

“Dritarja e Marin Shkrelit” nis me një fillim tronditës dhe mbaron me një fund tragjik, që për mendimin tim janë dy pikat më kulmore të rrëfimit artistik të Ndue Ukajt. Fillimi i romanit është i vendosur në një hapësirë pranë ambasadave të huaja dhe me një grup të rinjsh që doemos dëshirojnë të ikin sa më parë nga Kosova.

Kohësisht fillimi i romanit vendoset shumë vite pas luftës në vendin tonë, por që realisht është fundi i fabulës dhe rrëfimit të Marin Shkrelit, një krijues dhe kontribuues për lirinë e vendit të tij, që tronditet me dëshirën e pakompromis të të rinjve për ta braktisur sa më parë, në çdo çast e në çdo rast, Kosovën, për të cilën ky kishte sakrifikuar shumë./Adil Olluri

*

Romani “Dritarja e Marin Shkrelit” është një mimesis i fuqishëm i kujtesës për të djeshmen e luftës në Kosovë, që trysnoi, shtypi e përçudnoi ëndrrat e një të riu, duke ia mohuar atributet më domethënëse të qenies, lirinë dhe vullnetin, atij vetë dhe rrethinës së tij. Me këtë vepër Ndue Ukaj lëvron shembullin tipik të asaj letërsie që etablohet si kujtesë kulturore, ku transfigurohet e djeshmja e afërt historike dhe ankthi post-traumatik i gjetjes së kuptimit të ekzistencës së të sotmes./Elsa Skënderi

ObserverKult


ndue ukaj:

Lexo edhe:

CIKËL POETIK NGA NDUE UKAJ: KOHA PËR GJËRA TË BUKURA

Ju ftojmë të lexoni një cikël të zgjedhur poezish nga Ndue Ukaj:

Biletat

Biletat i blejmë me çmimet që i përcakton tregu.
I kalkulojmë ndjenjat, mërzinë dhe gëzimin;
dashurinë minus mungesën e saj 
dhe shohim sesi matematika shpie në rezultate të gabuara.

Të hutuar nëpër stacione ardhjesh e pritjesh gabojmë rrugën.
Presim trenin që shpie kah gëzimi, por ai na çon në dyert e trishtimit.
Pastaj të hutuar kthehemi prapa dhe e shohim se kemi humbë shumë.
Një termin pune, një kafe me personin e dashur që e prisnim gjatë
apo pjesën e fundit të një romani që e lamë pa përfunduar.

E mbyllim ditën dhe biletat i gjuajmë në hedhurina,
por nesër sërish na duhet një biletë e re.
Një rrugë për të parë piktura madhështore në Luver,
ose një shëtitje në mrekullitë e Romës
apo një përqafim buzëmbrëmje te deti i kujtimeve të mira.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult