Dritëro Agolli: Bisedë me heshtjen

Nuk ka më mirë se kur flet me heshtjen
Në netët e vona të dimrit a verës,
Je vetëm me heshtjen dhe veten,
Pa fjalamanët njerëz.

Dëgjon simfoninë e heshtjes dhe feksin
Mijëra qirinj të vegjël të trurit…
Të shfaqen të rënë e shenjtorë tek ngjallen e vdesin
Dhe hijet e tyre i lënë në kartën e murit.