Poezi nga Dritëro Agolli
Ti në kanapé tani dremit
Ndofta gjumi ende s’të ka zënë,
Abazhuri mbi qerpikët ndrit
Libri nga gishtërinjtë të ka rënë.
Dhoma hesht e rruga larg gjëmon,
Ti sheh ëndrra kaltëroshe shumë,
Unë, ndonëse pi dhe mogadon,
Mezi fle, se jam njeri pa gjumë.
Je për mua ëndërr çast e orë,
Teoremë e turbullt dhe dilemë…
Po të jem vërtet një Pitagorë,
Ti je më e vështira teoremë.
1981
ObserverKult
Lexo edhe:
Për Dritëro Agollin, Shqipëria pa Kosovën ishte si një parajsë përgjysmë. Shkrimtari dhe poeti i madh e kishte kuptuar kaherë se bashkimi do të ishte në të mirë të të gjithë shqiptarëve.
Do të ishte një bashkim shpirtëror, por edhe ekonomik dhe kulturor. “Sa më larg ta marrësh nusen, aq më të bukur dalin fëmijët”, thoshte me humorin e tij të hollë Dritëroi, teksa shtonte se “me njerëz të gjatë ka demokraci të bukur. Sot për sot demokracia është shkurtabiqe, pasi edhe Shqipëria është shkurtabiqe”…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU