Dritëro Agolli: Dhembje të ndjesh një sharje pas shpine…

Dritëro Agolli

Dhembje, poezi nga Dritër Agolli

Të rrosh është dhembje,
Është dhembje vërtet!
Ngrysesh, gdhihesh i zgjuar a në ëndërr
S’e di se ç’të ndodh, a ç’të pret.
Dhembje të ecësh i vetëm në rrugë,
Këpucët e tua të ndjesh,
Dhembje të hash pak supë e pak bukë,
Të presësh me dhëmbë një presh.
Dhembje të ndjesh një sharje pas shpine
Nga nje udhëtar që s’e njeh,
Dhembje kur miqtë s’ta shkelin shtëpinë
Dhe s’duan të dinë si je.

ObserverKult

————————————————-

Lexo edhe:

“DO TË VIJ TË TË VIZITOJ ME HELIKOPTER”, ÇFARË SHKRUANTE DRITËRO AGOLLI NË DITAR PËR XHEVAHIR SPAHIUN

Vajza e shkrimtarit të ndjerë Dritëro Agolli, Elona Agolli ka treguar disa nga kujtimet e të atit.

Përmes një pasazhi të shkurtër nga ditari i shkrimtarit, Elona rrëfen një moment kur poeti Xhevahir Spahiu ishte i shtruar në spital dhe babai i saj e vizitoi në spital.

Më poshtë po përcjelli dialogun plot humor mes tyre:

“Në kohën kur poeti Xhevahir Spahiu kaloi një sëmundje jo të lehtë, Dritëroi, me optimizmin që e shquante në çdo situatē sado tē vështirë, i shkruante mikut të tij, Xhevos , plot humor ..

“D : – Si je, o Xhevo?
 
Xhevua qesh . 

D:-Jam Dritëroi. Mos u mërzit. Do të të hapet në mendje një vidhë që do ta shpjesh poezinë në një shkallë më të lartë; do të bësh një poezi të çuditshme.

Tekstin e plotë e gjeni KËTU