Dritëro Agolli: Dikur në rini

adhuroj gratë poezi nga dritero agolli observerkult

Qëndroja para dritares tënde
Një orë të tërë, a ndofta tri,
Nga lisi mbi flokë më binin lënde
Sikur të m’i hidhje ti.

Pështetur në lisin me lënde
Mendoja me duart pas:
“Do vdes në dritaren tënde,
Kur ti në derë s’më qas”.