Dritëro Agolli: Do ketë kohë që të duhemi dhe një herë?

E, kur sytë të hapësh, do të shohësh Romantikun e përjetshëm në xhame Dhe këngën e dashur do njohësh: "Ti çele herët, moj bajame!"

… Kishte një kohë për të dashur,
Për tu ndarë menduam të gjenim
më shumë kohë.
Për të ikur donim më shumë,
më pak për të ardhur.
Ja, sot as më njeh, as të njoh…

Kishte një kohë për t’u puthur, sigurisht.
Që të shaheshim na duhej më shumë kohë.
Të lëndoheshim, ne të dy qemë të brishtë.
Ja, sot as më njeh as të njoh.

Kishte kohë që të bënim dashuri,
padyshim, çarçafet janë grisur, u bë kohë…
Sonte kohë kërkoj të gjej për tek ti…
Më jep edhe pak kohë të të njoh.

Do ketë kohë që të duhemi dhe një herë???
Mbase edhe për t’u ndarë sërisht do ketë kohë.
Do ketë kohë për t’u sharë edhe njëherë…
Deri sot as më njeh, as të njoh…