Dritëro Agolli: Falënderimi

dritëro agolli

Unë ecja në rrugë i vetëm,
Kur doli hëna në Malin e Thatë.
Të dy si vëlla e si motër mbetëm,
Hëna në mal, unë në fushën me baltë;

Por faleminderit s’i thashë,
Kur baltrat në udhë vetëtitën,
Se bëjmë vërtet gabim të trashë,
Kur s’falenderojmë asnjëherë dritën.