Fytyrat tona mbeten të shtypura
Në fletë defteri të viteve të largët
Në fundin e një sënduku druri të zhytura
Dhe veç herë-herë i kujtojmë vakët.
I harruam shenjat rinore të dikurshme
Dhe skuqjen e tyre naive të pastër.
Tani fytyrat tona u bënë të paturpshme
Të shkelura nga paturpësia e jetës së ashpër.
Vetëm natën në shtrat fillikatë
Sjellim në mend rininë e fytyrave të hershme
Dhe dridhemi nga keqardhja e ngratë,
Se ua ndotëm pastërtinë e ndershme …