Dashuria fillimisht është e turbullt.
Dashuron, po cilin aspak s’është e qartë,
Dhe agimi kur vjen, është i mugët,
Sendet s’kanë as formë e as trajtë.
Dita zbret dhe gjërat dalin të plota:
Forma, trajta, konture e vija,
Dalëngadalë e tillë vjen bota,
Ja, fytyrën kështu e zbulon dashuria.
*Titulli i origjinalit: “Për dashurinë”
ObserverKult
Lexo edhe:
RRËFIMI I MARGARITA XHEPËS: SI E KAM NJOHUR DRITËRO AGOLLIN
Aktorja e madhe, Margarita Xhepa, tregoi kohë më parë për njohjen me ish-kryetarin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, Dritëro Agolli.
Me gjithë kujtimet e shumta, në librin “Ky është Dritëroi im”, Margarita veçon dy episode që lidhen me mbrojtjen e regjisorit Kujtim Spahivogli dhe një bisedë me Enver Hoxhën. Ky i fundit e kishte pyetur se si duhet të vepronin me arsimimin e të rinjve dhe nëse ata duhej të “racionalizoheshin” sipas shtëpive, por Dritëroi ia kthen:
“Secili arsimohet për vete dhe të gjithë bashkë bëjmë një shoqëri të shkolluar. Ja, çfarë do të ndodhte sikur të ishte arsimuar vetëm Naim Frashëri dhe vëllezërve të tij të mos u jepej e drejta? A do të bëhej edhe Samiu një shkrimtar i shquar?!”.
Margarita Xhepa– “NDERI I KOMBIT”: DRITËROI ISHTE DHE MBETET I VËRTETË
E kam njohur si person, kam recituar krijimet e tij më shumë se një gjysmëshekulli, tregon Margarita Xhepa. Krijimtaria e Dritëroit është repertori i interpretimeve të mia, gjatë gjithë jetës. Kjo, për faktin se ai, si rrallë krijues, të mbushte me frymëzim, me emocion.
Shkaku ishte se donte njerëzit e thjeshtë, donte tokën, vendlindjen, këngën, dashurinë. Thurte vargje për nënën, që ishte “më e bukura nga të gjitha fshatarët…”. Ishte dhe mbetet vetvetja, Dritëro Agolli.
TAKIMI I PARË
Në një aktivitet kulturor, pasi recitova poemën e tij të përkryer “Nënë Shqipëri”, erdhi më përqafoi e më tha: “I dhe dritë Shqipërisë”. Ndërsa unë ia ktheva: “Drita është te vargjet e arta që keni shkruar, Dritëro”…
TEKSTIN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU