Kur ikja larg, drejt teje vija
Kur vija afër, ikja larg
Për dreq më trembte largësia
Dhe afërsia bëhej çark.
As e kuptoja si të desha
Një mjegull pus, një çmenduri
Si një poet që shkruan vjersha
Dhe ndez një shkrepse, i bën hi
Dhe ndoshta kjo ish dashuria
E çakërdisur kuturu…
Për dreq më trembte largësia
Dhe afërsia gjithashtu…