Dritëro Agolli: U zbardhën flokët…

E, kur sytë të hapësh, do të shohësh Romantikun e përjetshëm në xhame Dhe këngën e dashur do njohësh: "Ti çele herët, moj bajame!"

Mos qesh me flokët e mi të bardhë,
U zbardhën nga zhegu, nga thatësira e tokës,
Kur prita pikat e shiut e s’ardhë,

Kur josha harenë dhe lindi mëria ndër shokët,
Kur pashë fëmijën e fqinjit të vrarë
Tek pinte ujë e lagte mes vapës flokët.

U zbardhën flokët… Zbardhja në fakt është tharje,
Mungesë lëngjesh mbi kafkën e kokës
Se flokët e njeriut janë bari i tokës.

Po mua, sidoqoftë pak më prish punë kjo zbardhje,
Se edhe tokës punë s’i prish zbardhja e barit dhe jonxhës,
Pasi thellësitë e saj fshehin rezervën e madhe.

Mos qesh, or mik, me flokët e mi të bardhë…