Arditë Latifi Haliti: Me t’pa

Nga Arditë Latifi Haliti

Me ecjen tande prej malsori
Ndërthurë me artin tand t’skalitur
qysh veç ti e ke
e qysh veq unë e du
du me t’pa
mes zhurmës së këtij qyteti
ulë në mes njerzish
du me t’pa
se det e verë t’kërkunë
vjeshta zhveshi pemët
e dimri shkundi borën e fundit
e në prag pranvere
s’du t’ digjem n’betejën e fjalës e mendimit
se du me t’pa.

ObserverKult


Lexo edhe:

ARDITË LATIFI HALITI: NË PRITJE

rita e prita
një qoshe të lulëzojë
e pashë veten në çdo qosh,
çdo sekond, çdo ditë
lulëzuar aty ky frymoj
besova në fjalët e besën

Besën e kam në zemër!

E ndjej edhe sot
E asaj dite
jam e mësuar
t’ i rikthehem fëmijërisë
E zihem me veten
më mësuan të lidhem për fjale
E djallos nganjëherë!

Poezinë e plotë mund at lexoni KËTU: