Dritëro Agolli: Pranë saj…

ankime kujdes me fjalen poezi nga agolli

Merrmi kryet e vemi në gjoks:
Dua të çlodhem
             nga rruga.
Shih si buza udhës m’u poq,
Më fshiku veriu e juga.
Hiç mos më pyet,
                ç’ndodhi andej,
Nga brodha poshtë e përpjetë,
Vetëm më lër prehje të gjej
Në gjoksin tënd
                   të qetë!

Kohë kemi,
         do flasim pastaj
Për erëra,
          lule,
                 limonë…
Hesht e kryet në gjoks m’i mbaj,
Flokët ngadalë ledhatomë.
Është i etur
       për ledhatim
Ai që baltëra ka çarë,
Ai që ka parë muzg e agim
Dhe duart e rënda ka vrarë.

1964