Dritëro Agolli: S’të zëvendëson bota ty…

Dhe sikur në botë ti mos ishe,
Do jetoja si çdo gjë jeton,
Veç pa ty kjo botë do lëvizte
Siç lëviz pa ngrohje një vagon.

S’ma zëvendëson ti botën mua,
S’të zëvendëson as bota ty,
Por sa botën sigurisht të dua,
Ku jetojmë e vdesim tok të dy.

Lexo edhe :

DRITËRO AGOLLI: AJO U VËRTIT LAKURIQ…