Dritëro Agolli: S’të zëvendëson bota ty

adhuroj gratë poezi nga dritero agolli observerkult

Dhe sikur në botë ti mos ishe,
Do jetoja si çdo gjë që jeton,
Veç pa ty kjo botë do lëvizte,
Siç lëviz pa ngrohje një vagon.

S’ma zëvendëson ti botën mua ,
S’të zëvendëson as bota ty,
Po sa botën sigurisht të dua,
Kur jetojmë e vdesim tok të dy.