Dritëro Agolli: Të duhemi…

Të duhemi sa mbetet të jetojmë, –
Nuk dihet cili vdes nga ne i pari, –
T’u duhemi të tjerëve më vonë,
Për shëmbull një të holle fije bari,
Një fije bari sipër varrit tonë.

Kjo dashuri për mua s’është e pakët,
Kjo dashuri e barit plot me vesë
Në kohën kur s’ia ndjejmë zënë e largët
As ditës kur nga malet nis të zbresë
Mbi varret tanë ndofta dhe të lagët.

ObserverKult