Dritëro Agolli: U deshëm vërtet në një qoshe të keqe

libri dritëro agolli

U deshëm vërtet në një qoshe të keqe,
Një vend aspak për dashurinë:
Zgërbonja, gjemba, gropa dhe hendeqe,
Ombrella të zeza galash mbi greminë.

Kur dashurinë atje asgjë nuk e joshte,
Çuditërisht e joshëm tok dhe e gjetëm.
Tek dashuronim engjëlli thoshte:
“Duroni dhe pak të ngjitni përpjetën”.

Vërtet ish e keqe kjo qoshe…

ObserverKult


Lexo edhe:

DRITËRO AGOLLI: VUNË MINISTËR NJË GOMAR…