Dritëro Agolli: U plagosa rëndë

ankime kujdes me fjalen poezi nga agolli

U plagosa rëndë e jam sëmurë,
Cili më plagosi unë e di.
Më vjen turp ta them e s’e them kurrë,
Ndaj ju s’do ta dini, miqtë e mi.

U plagosa rëndë e plagët digjen,
Digjet, përvëlohet trupi im.
Si këndes në hell të kuq po piqem,
Dhjami i pakët pika-pika shkrin.

Dhe atë që mua më dha plagë
E plagosi plaga ime ligsht,
Ndaj të dy na djeg e njëjta flakë:
Mua nëpër mish, atë në shpirt…