Poezi nga Dritëro Agolli
Ju duhet doemos një tjetër jetë
Dhe të ikni nga kjo thatësirë zalli,
Më mirë dashuroni djallin vetë,
Sesa të vyshki në mërzi spitali
Vërtet e shoh se ndodhi buzë honit,
Jetoni me të shkuarën e mjerë,
Po dhe sikur me të ardhmen të jetonit,
Të shkuarën s’e ndjenit asnjëherë!
(Shkëputur nga libri E bukura, lozonarja, tokësorja Grua” i Dritëro Agollit)
ObserverKult
Lexo edhe:
“DO TË VIJ TË TË VIZITOJ ME HELIKOPTER”, ÇFARË SHKRUANTE DRITËRO AGOLLI NË DITAR PËR XHEVAHIR SPAHIUN
Vajza e shkrimtarit të ndjerë Dritëro Agolli, Elona Agolli ka treguar disa nga kujtimet e të atit.
Përmes një pasazhi të shkurtër nga ditari i shkrimtarit, Elona rrëfen një moment kur poeti Xhevahir Spahiu ishte i shtruar në spital dhe babai i saj e vizitoi në spital.
Më poshtë “TemA” po përcjell dialogun plot humor mes tyre:
“Në kohën kur poeti Xhevahir Spahiu kaloi një sëmundje jo të lehtë, Dritëroi, me optimizmin që e shquante në çdo situatē sado tē vështirë, i shkruante mikut të tij, Xhevos , plot humor:
D : – Si je, o Xhevo?
Xhevua qesh .
D:-Jam Dritëroi. Mos u mërzit. Do të të hapet në mendje një vidhë që do ta shpjesh poezinë në një shkallë më të lartë; do të bësh një poezi të çuditshme.
Përsëri Xhevua qesh
D:-Edhe unë u sëmura dhe u shtrova në spital për 11 ditë. Unë e humba jo vetëm mendjen , po edhe këmbët, por m’u hap një vidhë në tru: vidha e të shkruarit aforizma, dmth fjalë të urta.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult