Dua Lipa fiton çmimin “Artistja Ndërkombëtare e Vitit”

Në mesin e artistëve me famë botërore që u shpërblyen në NRJ Music Awards i cili është rikthyer këtë vit në Francë, është edhe artistja me shqiptare, Dua Lipa.

Në mesin e artistëve me famë botërore që u shpërblyen në NRJ Music Awards i cili është rikthyer këtë vit në Francë, është edhe artistja me shqiptare, Dua Lipa.

Ylli i hitit “Levitating”, ka fituar çmimin “Artistja Ndërkombëtare e Vitit” në edicionin e sivjetmë të NRJ Music Awards.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Dua përmes një postimi në ”Instagram”.

“Faleminderit dashuritë e mia”, ka shkruar Dua në ”InstaStory”.

Fituesit në kuadër të këtyre çmimeve zgjedhën përmes votave të publikut./21Media

ObserverKult

Lexo edhe:

DUA LIPA I BASHKOHET FUSHATËS SENSIBILIZUESE TË VASFIJE KRASNIQI GOODMAN

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, i është bashkuar fushatës
sensibilizuese të Vasfije Krasniqi Goodman.

Këtë e bëri të ditur vet ajo nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku u shfaq me
pankartën në fjalë…

Bashkojuni Vasfije Krasniqit në ‘Së bashku për drejtësinë e saj’ më 28 tetor në
New York.

Vasfija është një e mbijetuar dhe aktiviste e të drejtave të njeriut, e
cila ka qenë një mision si avokate e të mbijetuarve nga Kosova dhe e gjithë bota
duke kërkuar drejtësi për krimet e pandëshkuara gjatë luftës në Kosovë”, ka
shkruar Lipa.

Kjo fotografi e Dua Lipës është postuar edhe nga Vasfije Krasniqi e cila u shpreh falënderuese ndaj këngëtares.