Ashtu siç edhe mund të paramendohej, këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, po i bashkohet listës së artistëve që sivjet do të performojnë në festivalin Sunny Hill.
Lajmi u konfirmua nga vet këngëtarja e hitit “Levitating” në mbrëmjen e së enjtes, me publikimin e një fotografie në rrjetin social Instagram.
“Sunny Hill Festival – Prishtinë, Kosovë – Unë po vij në shtëpi, shihemi në gusht”, shkroi ndër të tjerash 26-vjeçarja në lajmërimin e saj.
Dua ishte një nga emrat e pritshëm sivjet për të kënduar në festivalin Sunny Hill – kjo jo vetëm për shkak se organizatori është babai i saj, Dukagjini, por edhe sepse ajo është në një turne botëror të promovimit të albumit të saj të dytë, “Future Nostalgia”.
Krahas saj, do të performojnë edhe emra të tjerë me renome ndërkombëtare si pop-artisti latin J-Balvin dhe DJ i famshëm, Diplo.
Dua Lipa ka performuar në festivalin Sunny Hill në vitin 2018 si njëra ndër performueset kryesore të edicionit të atij viti.
Gjersa për të ndezur atmosferën, ajo u ngjit në skenë edhe një vit më vonë (2019) për të interpretuar vetëm një këngë – “One kiss”, bashkëpunim me DJ Calvin Harris, i cili atë vit ishte gjithashtu një nga emrat kryesorë performues./Telegrafi
lecxo edhe
PSE DUA LIPA U DETYRUA TË ANULOJË KONCERTIN?/ “PO VUAJ NGA…”