Grupi polifonik i Sarandës i kushton këngë policit të ndjerë, Afrim Bunjakut

Grupi polifonik i Sarandës së fundmi i ka kushtuar një këngë policit të rënë në krye të detyrës në Kosovë, Afrim Bunjaku.

Një grup i armatosur serb në Mitrovicën Veriore, ditë më parë sulmuan policinë e Kosovës, ku si pasojë e kësaj u nda jeta polici Afrim Bunjaku dhe një tjetër mbeti i plagosur.

Më poshtë mund ta shikoni videon e këngës e grupit polifonik të Sarandës:

ObserverKult


Lexo edhe:

SI U KRIJUA GRUPI I NJOHUR “KARAJFILAT QË KA SHKODRA”, FLET RUZHDI ÇEKAJ

Ishte korriku i vitit të largët 1983 kur do të krijohej një formacion shkodran i quajtur “Karajfilat që ka Shkodra”. Një grup me zëra brilantë që do të pushtonin shpejt zemrat e shkodranëve dhe jo vetëm.

Kanë kaluar vite nga krijimi i këtij grupi me një histori 40-vjeçare. Por anëtari i saj Ruzhdi Çekaj e kujton mjaft mirë atë moment. Kur grupi “Karajfilat që ka Shkodra” do të niste të merrte jetë.

Veç sukseseve grupi është përballur edhe me momente të vështira. Madje për disa vite ai thuajse nuk ekzistonte.

Ruzhdi Çekaj kujton çastin kur u rimor iniciativa për të rikrijuar grupin pas shpërbërjes së tij. “Karajfilat në atë kohë ishin gjëkundi. Ajo ka qenë spuntoja, e nisjes. Kjo në bashkëpunim me shokët”, tha Çekaj.

Tre vitet e fundit ishin të vështira për grupin ikonik “Karajfilat që ka Shkodra”. “Fatkeqësisht, në dy vite kanë humbur jetën 2 pjesëtarë të grupit”, shprehet ai.

Përtej vështirësive ky grup emblematik i qytetit i ka dhënë shumë muzikës shkodrane në këto 40 vite.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult