Dua Lipa, Nicole Scherzinger dhe yje botërorë pozuan për të, vdes papritur fotografi i njohur

Fotografi i njohur Joseph Sinclair, i cili ka fotografuar yjet më të famshme të skenës dhe televizionit, si Dua Lipën, Paul Mescal, Nicole Scherzinger, Hannah Waddingham, Jack Lowden, Jodie Whittaker e të tjerë ka ndërruar jetë në moshën 49 vjeçare.  

Puna e tij e mrekullueshme si fotograf është shfaqur në revistat më të njohura si Vogue, Sunday Times, Vanity Fair, Sunday Times, Q.Esquire.

Po ashtu i ndjeri ka punuar edhe në fushata reklamuese si është Netflix, Disney, Amazon&HBO.

Lajmin e hidhur për vdekjen e Sinclair e ka konfirmuar, menaxheri i Sinclair, John Parkinson.

“Kam biseduar me të rreth orës 16:00 në telefon, ndërsa në mbrëmje dëgjova se ka vdekur. Krejt jemi të pikëlluar për këtë lajm. Ai ka qenë shumë i talentuar”, tha menagjeri i tij, Parkinson.

Sinclair ka punuar për 15 vite si fotograf profesionist.

Pasioni për fotografinë për Sinclair ka nisur nga filmat dhe muzika, derisa është rritur në Angli në vitet e ’80 dhe ’90.

Këtë e dëshmon edhe një deklaratë e tij e shkruar në rrjetet sociale të tij.

“Kam nisur me fotografinë rreth moshës 8 vjeçare. Jam fascionuar kur i fotografoja aktorët në film“, ka shkruar ai. /standard.co.uk

ObserverKult  


William Butler Yeats
William Butler Yeats

Lexo edhe:

W. B. YEATS: KUR TË JESH PLAKUR

Poezi nga William Butler Yeats

Kur të jesh plakur, thinjur dhe përgjumur të jesh,
përkulur pranë zjarrit këtë libër ngadalë lexo,
për shikimin e butë që patën sytë e tu ëndërro
dhe për hijet e tyre të thella që më s’do t’i kesh.

Sa shumë të tjerët t’i deshën çastet madhështore
dhe dashuruan bukurinë tënde, rrejshëm a vërtet,
por veç një burrë pas shpirtit tënd pelegrin u tret
dhe ta deshi fytyrën që e ndryshuan brengat njerëzore.

Duke shprushur gacat, e mërzitur do të ndihesh,
duke murmuruar do të thuash si iku kjo Dashuri
dhe fluturoi përmbi male, atje në lartësi,
duke fshehur fytyrën e saj mes yjesh.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult