Dua Lipa s’paraqitet në eventin e njohur muzikor, shkak gjendja e saj shëndetësore

dua lipa

Këngëtarja Dua Lipa ka ndarë së fundmi një lajm të trishtë me fansat e saj.

Përmes rrjetit social, “Instagram”, Dua ka njoftuar se nuk mundi të performojë në iHeartRadio KIIS FM Jingle Ball pasi është me laringit. 

“Me zemër të thyer më duhet të ndaj se nuk do të mund të performoj në iHeartRadio KIIS FM Jingle Ball për shkak të laringitit.

Sipas urdhrave të mjekut tim sot, do të më duhet të jem në pushim vokal për ditët e ardhshme në mënyrë që të shërohem plotësisht.U kërkoj falje fansave të mi dhe uroj të shihemi së shpejti së bashku”, shkruajti këngëtarja në postim.

Festivali u zhvilluar në New York dhe u mbajt të premten.

————————————

LEXO EDHE: DUA LIPA I BASHKOHET FUSHATËS SENSIBILIZUESE TË VASFIJE KRASNIQI GOODMAN

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, i është bashkuar fushatës
sensibilizuese të Vasfije Krasniqi Goodman.

Këtë e bëri të ditur vet ajo nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku u shfaq me
pankartën në fjalë.



“Bashkojuni Vasfije Krasniqit në ‘Së bashku për drejtësinë e saj’ më 28 tetor në
New York.

Vasfija është një e mbijetuar dhe aktiviste e të drejtave të njeriut, e
cila ka qenë një mision si avokate e të mbijetuarve nga Kosova dhe e gjithë bota
duke kërkuar drejtësi për krimet e pandëshkuara gjatë luftës në Kosovë”, ka
shkruar Lipa.

Kjo fotografi e Dua Lipës është postuar edhe nga Vasfije Krasniqi e cila u shpreh falënderuese ndaj këngëtares.