Dua Lipa zbulon datat e turneut botëror

Dua Lipa

Këngëtarja Dua Lipa ka zbuluar në Instagram datat e turneut botëror të vitit 2022, “Future Nostalgia”.

Në një postim të bërë në rrjetin social Instagram, Dua Lipa është shprehur e entuziazmuar për turneun.
Ajo ka treguar se bashkë me të do të performojnë edhe Megan Three Stallion, Caroline Polachek dhe Lolo Zouai.
”Më në fund po ndodh!
Ne kemi lançuar datat për turneun “Future Nostalgia” në Amerikë.
Jam shumë e entuziazmuar t’ju shoh atje dhe po sjell edhe grupin e vajzave me vete, Megan Three Stallion, Caroline Polachek dhe Lolo Zouai.
Biletat në shitje të premten në ora 12 sipas kohës lokale”, ka shkruar Lipa në postim.
Javën e kaluar Dua Lipa këngëtarja lancoi versionin ‘remix’ të  këngës “Cold Heart” në bashkëpunim me Elton John.

ObserverKult

Lexo edhe :

Çka po ndodh me albumin e Dua Lipës?

“Future Nostalgia” i artistes shqiptare Dua Lipa është albumi më i shitur i vitit 2021 deri më tani në Mbretërinë e Bashkuar.

E gjitha kjo sipas të dhënave të kompanisë zyrtare Charts.

Ky album i cili është në shitje nga kompania e prodhimit “Warner Records” përfundoi tremujorin e parë të vitit 2021. Shitja shenoi 68,926 kopje (54,624 prej tyre nga shërbimet e transmetimit online).
Pak më shumë se një vit nga publikimi i tij, albumi i dytë në karrierën e Dua Lipës ka shitur deri më tani 333,968 kopje. 234,111 prej tyre nga shërbimet e transmetimit online.

Tani albumi ka kaluar plot 33 javë në listën e ‘top 10 e albumeve më të mira’ – në katër prej të cilave ka qenë në vendin e parë, shkruan Music Week

“Future Nostalgia” vazhdon të arrijë suksese të reja, jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, por në të gjithë botën”, tha presidenti i Warner Records në Mbretërinë e Bashkuar, Phil Christie.

LEXO TEKSTIN E PLOTE KETU