Duaje veten tënde! Duket e lehtë?
Shikohu në pasqyrë me respekt dhe gëzim. Buzëqesh çdo ditë dhe do të ndihesh shumë më mirë. Bëhu “kapriçioze” dhe delikate. Llastohu.
Nëse nuk ke asgjë të mirë për t’i thënë vetes tënde, rri në heshtje.
Kujtohu se zëri yt i brendshëm po të flet dhe …foli vetes tënde me dashuri dhe me mirësi.
Duaje trupin tënd, pavarësisht pamjes. Ndjehu mirë me veten! Punemadhe si të shohin të tjerët! Nëse nuk mësohesh të respektosh peshën tënde të tepërt, gjatësinë, përmasat e gjoksit, strijat, celulitin, është e lehtë që dikush tjetër të ‘hyjë” në privacinë tënde.
Kujtohu se gjithçka kalon. Asgjë nuk zgjat përgjithmonë. Lëri lotët të bien por mos rri në dhimbje. Mos rri e ankoruar tek dhimbja.
Nesër do të nisësh të shohësh se si, pavarësisht plagëve, do të shërohesh.
Largo nga jeta jote çdo person që të ka mërzitur ose të ka bërë të ndihesh keq. Mos u var plotësisht prej tyre dhe nëse ndikon në humorin tënd, mëso të thuash JO! Dhe dil nga rreshti.
Rri me ata që të bëjnë të ëndërrosh, që të shtyjnë të përmirësohesh, që shohin në ty magjinë që ke dhe që të bëjnë të lumtur.
Nga: Pellaia Ruopp
ObserverKult
Lexo edhe: