‘Duam bukë e gjizë’, Lili Cingu kujton komunizmin: Kur u kthyem na detyruan të thoshim ‘Parisi nuk ishte gjë’

Mbretëresha e valles shqipe, Lili Cingu është bërë nostalgjike dhe është kthyer pas në kohë. E ftuar në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, ajo ka kujtuar periudhën e komunizmit, kur shkonin jashtë vendit me grupin e ansamblit, duke u ndalur më konkretisht te një udhëtim në Paris.

Lili zbuloi se pasi ishin kthyer nga Franca i kishin urdhëruar që duhet të thoshin që Parisi nuk ishte gjë, nuk kishte ushqime të mira dhe të bënin sikur i pëlqente buka me gjizë. Sakaq, ajo tregoi se nga 40 artistë, 5 ishin sigurimsa, ndërsa në institucion kishte pafund spiuna.

Të shkosh në Paris dhe të vish të thuash këtu, Parisi nuk ishte gjë. Hanim lloj, lloj mrekullirash andej dhe vinim këtu dhe thoshim: ‘Jo se duam të hamë bukë e gjizë’. Shkonim 40 artistë dhe 5 i kishim sigurimsa, na ruanim ne se mos iknim, mos arratiseshim.

Spiunat i kishim me duzinë në institucion. Artisti ka qene gjithmonë i dytëzuar, se në qoftë se unë kërceja vallen dhe shaminë ma kishte dhënë profesori ta tundja dy herë, pa dashje të ikte dhe tre here, të hiqnin dhe nga puna për një lëvizje më tepër”, u shpreh valltarja.

“Merrja fletërrufe se ndiqja modën”, Lili Cingu: Më kontrollonin te dera, si më shpëtoi ministri

Lili Cingu njihet nga të gjithë brezat si mbretëresha e valles shqipe. Ajo ka spikatur gjithmonë jo vetëm për vallet që realizon, por edhe për pamjen e jashtme.

Lili ka zbuluar se i pëlqente të ndiqte modën dhe në kohën e komunizmit, si pasojë ka marrë herë pas here dhe fletërrufe. Ajo ka theksuar se pavarëisht se sistemi e ndalonte, gjente mënyrën për t’u rregulluar.

Vështirësitë i kemi ndjerë dhe në sistem, sepse si të reja që ishim, ishte diçka që nuk duhet ta ndiqje modën. Na iku rinia që mos të ndiqnim modën, por dreqi ta hajë. Në qoftë se flokët i merrja dhe i bëja diçka të bukur këtu mbrapa, duhet të haja fletërrufe, por pse duhet të haja fletërrufe? Për flokun?!

Fillonte moda dhe ne duhet ta ndiqnim çik, e bënim pantallonin më të gjerë. Kontrolli te dera të kontrollonte dhe unë ça bëja, i ngrija me paramande këtu lart dhe i vishja poshtë palltos, edhe hyja në institucion, kur dilja i lëshoja prapë. Fletërrufe për Lilin. Thosha: ‘Unë s’kam gjë’. Punoja, jepja maksimumin tim, derisa arriti ministri vetë dhe tha: ‘Të bëjë ça të dojë, Lili është e para’”, u shpreh Lili.

ObserverKult


Lexo edhe:

RRËFIMI I EVA ALIKAJT: “ME NDRIÇIM XHEPËN ISHIM MIQ NË SKENË, KURSE JASHTË SKENËS NUK SILLEJ MIRË”

Lexo edhe:

NAZIM HIKMET: VAJZË E VOGËL NGA HIROSHIMA

Hapmani derën, jam unë…
trokas në derën e të gjitha shkallëve
por askush s’më sheh
sepse fëmijët e vdekur, askush s’arrin t’i shohë.

Jam nga Hiroshima dhe atje kam vdekur
shumë vite më parë. Shumë vite do të kalojnë.
Isha shtatë vjeçe, atëherë: edhe tani jam po aq,
sepse fëmijët e vdekur nuk bëhen të mëdhenj.

Kisha flokët të shndritshëm, zjarri m’i përzhiti,
Kisha sy të bukur, të kthjellët, zjarri m’i qelqoi.
Një grusht hi, kjo jam unë tani
sepse hirin pastaj e shpërndau era.

Hapmani derën; ju lutem, jo për mua
Sepse mua nuk më duhet më as bukë as oriz:
nuk kërkoj më as edhe sheqer:
një fëmije të djegur si një gjethe e thatë s’i duhet më.

Ju lutemi më vini një firmë këtu,
ju lutem ju njerëzve të gjithë botës;
firmosni, ju lutem, që zjarri të mos djegë fëmijët
dhe të mund të hanë gjithmonë sheqer.

Në shqip: Faslli Haliti