Rrëfimi i Eva Alikajt: “Me Ndriçim Xhepën ishim miq në skenë, kurse jashtë skenës nuk sillej mirë”

Pas një mungese të gjatë në ekran, aktorja e njohur Eva Alikaj, kohë më parë, ishte e ftuar në programin “Dola te Ola”, ku foli gjerë e gjatë për rolet e saj të shumta.

Ajo ka patur role të suksesshme që kanë mbetur në memorien e të gjithë shqiptarëve.

Teksa u pyet se cilin nga rolet do të veçonte, aktorja tha se rolin e Verës, te “Njeriu i mirë” dhe këtë do ta cilësonte si rolin e jetës pasi e ndien më afër karakterit të saj.

Sipas Evës, kinematografia shqiptare prej gati 30 vjetësh është në gjendje jo të mirë, pasi artistët e brezit të saj pas viteve ‘90 në njëfarë mënyre u lanë mënjanë totalisht.

“Në vitin ‘90 nuk e filluan aty ku u la, le të kishte gjëra të reja, por jo të lihej mënjanë ai brez me aktorë të shkëlqyer. Në atë kohë aktorët ishin elitarë, unë mendoj se asokohe e kemi bërë më të bukur Shqipërinë”.

Janë të shumtë aktorët e mëdhenj të kinematografisë shqiptare me të cilët Eva Alikaj ka ndarë skenën, një prej tyre është edhe aktori i mirënjohur Ndriçim Xhepa. Teksa në program u shfaqën fotografi nga shfaqjet “Prometeu” i Viktor Eftimiut dhe “Romeo dhe Zhuljeta” ku dy aktorët ishin partnerë, Eva tha se për të ka qenë shumë kënaqësi të interpretojë në skenë me Ndriçimin, sipas saj Xhepa është aktor shumë i mirë.

Ndërkohë për pjesën jashtë interpretimit, Eva Alikaj tha se me Ndriçim Xhepën nuk ishin shokë të mirë, “Çimi nuk ishte shumë i sjellshëm, nuk të uronte kur kishe një premierë”./revistaai

Ndriçim Xhepa

Lexo edhe:

RRËFIMI I PRIFTIT: SI SHPËTOI NGA GREMINA NDRIÇIM XHEPA?

Të gjithë e kemi parë “Flutura në kabinën time”, pakkush e di se skenari është ngritur nga një motiv i marrë nga një tregim i Dritëro Agollit, ku personazhi kryesor grua nuk ishte një mësuese, por një infermiere…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU