Duhet më shumë guxim për të harruar se për të kujtuar…

ObserverKult ua sjell disa thënie të shkrimtarit danez, Søren Kierkegaard:

Duhet më shumë guxim për të harruar se për të kujtuar.

Besimi fillon pikërisht aty ku arsyetimi mbaron.

Njeriun s’e tremb asgjë më shumë se vetëdijësimi mbi atë që është i aftë të bëjë e të bëhet.

Kush zvarritet përtokë nuk është i ekspozuar të rrëzohet aq lehtë sa ai që ngjitet majave të maleve.

Më mirë të japësh se të marrësh, por nganjëherë mund të ketë më shumë përvujtëri në të marrë se në të dhënë.

Madhështia nuk ka të bëjë me të qenët ky apo ai, por në të qenët vetvetja, e këtë gjë secili e arrin, nëse do.

Ironia është syri i mprehtë që di të pikasë gabimin, absurdin dhe kotësinë e jetës.

Në çdo fushë të jetës janë të paktët që dinë; të shumtët janë injorantë.

Askush s’është i aftë të të thotë përse ti ekziston, por meqenëse je këtu, përpiqu t’i japësh një kuptim ekzistencës sate.

ObserverKult

—————————————–

LEXO EDHE: “NUK ËSHTË NEVOJA TË NXITOSH, AS TË SHKËLQESH, AS TË JESH DIKUSH TJETËR, POR THJESHT VETVETJA”

ObserverKult ua sjell disa thënie të shkrimtares britanike, Virginia Woolf:

Një drekë e mirë i jep shije bisedës. Nuk mund të mendosh mirë, të dashurosh mirë apo të flesh mirë, nëse nuk ke drekuar mirë.

Nuk është nevoja të nxitosh. As të shkëlqesh. As të jesh dikush tjetër, por thjesht vetvetja.

Thelbi i snobizmit është se dëshiron t’u bësh përshtypje të tjerëve.

Humorizmi është cilësia e parë që humbet në një gjuhë të huaj.

Secila dallgë e detit ka një përthyerje të ndryshme drite, pikërisht si bukuria e personit që duam.

Bukuria e botës është një thikë me dy presa: njëra e gëzimit, tjetra e ankthit, dhe e ndan zemrën në dy copa.


LEXO EDHE: AGOLLI: NËSE NJERIU NUK NDJEN AS KËNAQËSI, AS DHIMBJE – LËRENI TË VDESË!