“Duje”, nga Albina dhe familja Kelmendi, jehon në Izrael- ngre në këmbë mbarë publikun (Video)

Festivali “Eurovision 2023” do të mbahet në muajin maj në Liverpool të Britanisë së Madhe. Shqipëria përfaqësohet këtë vit nga Albina dhe familja Kelmendi.

Artistët kanë nisur një tur promovues, dhe kënga “Duje” është kthyer në hit në Izrael.

Mbrëmë në “Israel Calling”, publiku e shijoi këngën në maksimum, duke u krijuar një atmosferë të paparë me duartrokitje dhe brohoritje për Albinën dhe familjen Kelmendi, që po merr zemër para garës së madhe./Tirananews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

ALBINA KELMENDI MUND TË MOS MARRË PJESË NË EUROVISION, NË VEND TË SAJ ELSA LILA?

Albina Kelmendi ishte këngëtarja që fitoi Festivalin e fundvitit e që si rregull do të duhet të prezantojë Shqipërinë në Eurovision.

Megjithatë thuhet se një gjë e tillë nuk do të ndodhë e në vend të saj do të jetë një artiste tjetër, këngëtarja Elsa Lila.

Një gjë të tillë e deklaroi dhe gazetari Klevis Mehaj i ftuar ne “Ditë e Re” tek RTV Ora. Ai theksoi se një gjë e tillë është përfolur por ende nuk është konfirmuar.

“Disa zëra thonë se nuk do të bëhet prezantimi në Eurovision i Albinës. Zëra janë këto, në bazë të burimeve që kam patur. Albina fitoi festivalin por mendohet të jetë një artiste tjetër që do të na përfaqësoi në Eurovision. Lista ka dalë tanimë e që do të jetë ajo.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


BËHET E DITUR, JA KUR DO TË KËNDOJË ALBINA KELMENDI NË EUROVISION

‘Eurovision 2023’ do të zhvillohet këtë vit në datat: 9, 11 dhe 13 maj në ‘M&S Bank Arena’ të Liverpoolit. Festivali evropian publikoi tashmë listat e shteteve përkatëse që do të performojnë në dy netët gjysmëfinale.

Shqipëria, e cila sivjet përfaqësohet nga Albina Kelmendi dhe familja e saj, sipas shortit është vendosur të performojë në natën e dytë gjysmëfinale të 11 majit, në të cilën do të garojnë plot 16 shtete.

Krahas Shqipërisë, në natën e dytë prezantohen shtetet: Armenia, Qipro, Rumania, Danimarka, Belgjika, Islanda, Greqia, Estonia. Në këtë natë do të prezantohen po ashtu Australia, Austria, Lituania, San Marino, Sllovenia, Gjeorgjia dhe Polonia.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult