Festivali “Il Libro Possibile” i dedikohet autorëve shqiptarë

Në festivalin e librit, “Il Libro Possibile” në Polignano të Italisë shtëpia botuese “Besa Muçi” në bashkëpunim me shoqatën “Shqiponjat e mëndafshta” në Bari prezantoi librat e dy autorëve shqiptarë, Ardian Vehbiut dhe Enkel Demit, të njohur me pseudonimin letrat Tom Kuka.

Shtëpia botuese “Besa Muçi” e themeluar nga Livio Muçi është protagonistja kryesore e këtij festivali. Takimi u mbajt më 10 korrik në sheshin San Benedetto në Polignano a Mare dhe u moderua nga gazetari i mirenjohur Luigi Quaranta dhe Anna Lattanzi, drejtoresha e zyrës së shtypit të shtëpisë botuese ‘Besa Muçi’.

Shoqata “Shqiponjat e mëndafshta” në Bari ishte zgjedhur si partnership e këtij eventi kaq të rëndësishëm, gjë që evidenton rëndësinë dhe pjesëmarrjen e një komuniteti të tërë shqiptarësh që jetojnë në Pulia. Të pranishem si të ftuar zyrtar special ishin edhe trupi konsullor i akredituar në Bari me në krye Konsullen e përgjithshme Gentiana Mburimi.

Festivali “il Libro Possibile” lindi në vitin 2001 kur katër djem të një shoqate kulturore “Artes” i japin jetë projektit që synon të sjellë librat nëpër sheshe dhe nëpër rrugë të një qyteti. Një projekt që nga një bashkëpunim në një tjetër, nga një rreth i ngushtë shoqatash dhe bashkish arriti ndër vite të marrë një hapësirë shumë më të madhe. Në fakt është një nga festivalet më të rëndësishëm të librit që bëhet në jug të Italisë, në Polignano, ose Qyteti Pikturë. Ky event bëhet çdo vit në muajin korrik ku marrin pjeë shkrimtarë, gazetarë, analistë, studiues, akademikë, nga anë e kënd Italisë. Bari bëhet kështu shembulli i mirë i bashkëpunimit dhe koordinimit social dhe kulturor, formon një skenë të bukur prezantimi për të treguar për dhe mbi Shqipërinë.

Shtëpia botuese “Besa Muçi” ka parashikuar një kornizë eventesh në kuadër të afrimit të 30-vjetorit të anijes Vlora, dhe për këtë arsye pjesëmarrjen e saj si shtëpi botuese në festivalin e librit në Polignano ia dedikojë Shqipërisë.

LEXO EDHE: Filloi Festivali i Kanës, shfaqet premiera e “Anette”