Durrës, Kulla Veneciane do të “tregojë” trashëgiminë përmes teknologjisë

Kulla Veneciane në Durrës do të kthehet në një qendër për të treguar mbi trashëgiminë kulturore të këtij qyteti, përmes teknologjisë.

Lajmin e dha ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, e cila u shpreh se Kulla Veneciane është një nga objektet ku do të nisë shndërrimi, si pjesë e programit EU4Culture

“Kulla Veneciane, në Durrës do të kthehet në një qendër për të treguar mbi trashëgiminë kulturore të këtij qyteti, përmes teknologjisë. Ture virtuale, aplikacione, periskopë digjitalë do të na udhëheqin në një fluturim në kohë. Kulla Veneciane është një nga objektet ku do të nisë shndërrimi. Si pjesë e programit EU4Culture”, theksoi Margariti në një reagim.

Edhe projekti EU4Culture po ashtu dha detaje për projektin duke njoftuar se Torra Veneciane, në zemër të Durrësit. Pas ndërhyrjeve të programit EU4Culture do të kthehet në një qendër interpretimi të trashëgimisë kulturore e cila do të ofrojë: vizita dhe eksplorime të kullës bazuar në aplikacione. Performanca dixhitale, të cilat do të jenë gjithëpërfshirëse e do të shfaqen disa herë në ditë. Pamje interaktive nga tarraca e çatisë nëpërmjet periskopëve dixhitalë, etj.

Bëhet e ditur se punimet do të nisin së shpejti. Ndërsa projekti EU4Culture solli edhe pamje sesi do të duket Kulla Veneciane pas shndërrimit./ATSH

LEXO EDHE: U DËMTUA NGA TËRMETI, VIJON PUNA PËR REHABILITIMIN E KALASË SË DURRËSIT

Në qytetin e Durrësit vijon puna për ringritjen e kullës C. Një nga kullat fortifikuese të kalasë, e dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti solli në vëmendje punën që po bëhet për rikonstruksionin e saj.

“Kulla C, në Kalanë e Durrësit, një nga më të dëmtuarat nga tërmeti i nëntorit 2019. Po ngrihet falë mbështetjes së Fondit për Trashëgiminë të Ambasadorit Amerikan, përmes bashkëpunëtorëve tanë CHWB”, tha Margariti…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU