Dy aktoret kosovare May-Linda Kosumovic e Rozafa Çelaj janë bërë pjesë e serialit ndërkombëtar “Welcome to Utmark”, i cili do ta ketë premierën këtë të diel në HBO.
Këtë lajm të mirë e ka ndarë Adrian Berisha.
“Një tjetër lajm i mirë. Aktoret May-Linda Kosumovic e Rozafa Çelaj në serial ndërkombëtar, premiera në HBO. Maylinda dhe Rozafa e kanë dëshmu vetën si aktore në filmat vendor por të qenit pjesë e një seriali ndërkombëtar, premiera e secilit do të jetë këtë të dielë ne HBO, është një lajm i mrekullueshëm për të gjithë ne”, ka shkruar Berisha.
Postimi i plotë i tij:
Një tjetër lajm i mirë
Aktoret May-Linda Kosumovic e Rozafa Çelaj në serial ndërkombëtar, premiera në HBO.
Maylinda dhe Rozafa e kanë dëshmu vetën si aktore në filmat vendor por të qenit pjesë e një seriali ndërkombëtar, premiera e secilit do të jetë këtë të dielë ne HBO, është një lajm i mrekullueshëm për të gjithë ne.
Shoqet tona i përgëzoj për këtë arritje dhe ju uroj një rrugëtim të gjatë dhe të suksesshëm edhe jashtë Kosovës.
Prishtina është krenare me ju dhe ju jemi mirënjohës gjithmonë.
Seria ‘Welcome to Utmark’ në të cilin luajnë dy aktoret tona, është shkruar nga skenaristi danez, Kim Fupz Aakeson.