Dy artistë Dardane dhe shpërthimi i ngjyrave si solemnitet

“Loja” nga Hajrush Fazliu

(Për ekspozitën double “Art dhe trashëgimi” dhe “Gjurmë lashtësie” të Hajrush Fazliut e Amire Demollit në Kamenicë, në suaza të “Flakës së janarit”, 19 kallnor, 2024.)

Nga Halil Matoshi

1.
Me i shiju tablotë spektrakulare të Mjeshtrit Hajrush Fazliu, të bâhet sikur del ylber mbi Dardanë dhe në bashkëdyzim me shtojzovallet e Kshtjellave për krijojnë kompozicione unike dhe mahnitëse – një kozmogoni dhe një yjesi të re – e krahas tij, shkrimjen e ornamenteve antike dhe mitike me realitetin, në shpalimin e antikitetit dardan të Amire Demollit.

2.
Dytë piktorë që frymëzohen nga koloriti lokal duke u dhânë tablove të tyne forcë universale shprehëse.

3.
Ngjyrat e hapta deri në solemnitet të Maestro Fazliut janë shèja dalluese e individualitetit të tij krijues: janë Zâna mali a gra andrrash, figurat që mbështjellin bërthamën e zjarrtë të kësaj toke!?

4.
Janë thelbet ornamentale të Amires që nga terri i shekujve i ekspozon në dritë!?
Na i zbulon shèjet kulturore të mlueme nga mizorja kohë.
Piktorja hedh një grusht dritë mbi shèjat kulturore të nji identiteti të fortë.

5.
Pikturat e Maestro Fazliut, shfaqin spektakël loje në tablonë e zdritun të dinamikës hapsinore si Eros kundër Thanatos-it. Jetë kundër vdekjës
Spektakli i tij ngjyror emocionon dhe tërheq në gjenealogjinë e lojës së grave me trajtat ovale, që paralajmëronë lindje të nji dite (të një jete!?) të re!
Pra, ai krijon një atmosferë të veçantë dhe të magjepsur, ku ngjyrat flasin për ndjenjat dhe përvojat e tij si artist.
Përvoja e tij artistike ia mudëson që ngyrën ta përdor me lehtësi si lëvizje baleti.
Ngjyrat astrale të Fazliut janë pluhuni yjor mas shpërthimit, në çka – në fundin e kohës – do të shndërrohet gjithçka!?

6.
Në anën tjetër, tablotë e Amire Demollit shtyjnë terrin e natës së përjetshme të kaosMosit për me i zbulu esencat e prejardhjes, identitetit, traditës dhe historisë, me e dritësu poetikë në sensualitetit të trupit të grues.
Amirja âsht tue kërku shprehjen e saj ma subtile në rrugën drejt krijimit të gjuhës autentike të artit të saj, tue premtu nji individualitet të qëndrueshëm artistik!

  • Autori âsht shkrimtar. Ky shkrim âsht bâ në cilësinë e kuratorit të ekspozitës.
“Feniks” nga Amire Demolli

ObserverKult


Lexo edhe:

HALIL MATOSHI: HEU ADEM GASHI, PO SHPEJT IKE HE BURRË I DHEUT!?