Monica Bellucci acaron adhuruesit e botoksit. Dëshiron të mplaket natyrshëm!

gratë kunder rrudhave monica belluci

Monica Bellucci e moshuar, me krenarinë dhe guximin e saj shkaktoi stuhi indinjate midis luftëtarëve të zjarrtë kundër pleqërisë. Më saktësisht – te luftëtarët kundër rrudhave.

Ajo “guxoi” të ecë në qilimin e kuq, me fytyrën dhe trupin e saj me të gjitha rrudhat, rrathët e errët dhe peshën e tepërt, pa hezitim dhe plotësisht e pa interesuar për opinionin e mbështetësve të rinisë së pafundme.

Dhe kjo është e mrekullueshme!
Sepse dikush që njihej si shëmbëlltyrë e bukurisë si Monica Bellucci më në fund del lirshëm t’i tregojë botës se plakja nuk është aspak turp dhe bukuria e saj vazhdon edhe me rrudhat.
Thuhet se termi “moshë” është i lidhur ngushtë me mentalitetin intelektual dhe jo me vitet. 

ObserverKult

Monica Bellucci

Kliko edhe:

MONICA BELLUCCI, GRUAJA E SUKSESSHME E KINEMASË- MË E BUKURA E TË BUKURAVE…

monica bellucci

Monica Bellucci është ajo bukuri që buron nga shpirti, ai hir që reflekton diellin që shkëlqen thellë brenda saj.

Nga Albert Vataj

Ajo nuk është më e bukura prej të gjithë grave, por mbetet më joshësja, më ngasësja prej të gjithave. Diçka prej hiri mistik rrezaton prej saj, syve, buzëve, trupit. Ajo dukshëm ka diçka brenda vetes kaq të sofistikuar dhe kaq joshëse.

Nuk janë vetëm fotografët, kamerat dhe truket e imazhit ato që e ndezin me kaq epsh dhe ngasje femrën tek ajo. Natyra shpesh ka arsye të na befasojë, dhe me Monica Bellucci, ajo ka treguar se sa e përzemërt dhe bujare është, se sa e pakursyer dhe sa shpërblyese tregohet.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult