Dy dekada të Korit të Filarmonisë së Kosovës, mbahet koncert

Filarmonia e Kosovës me datë 14 dhjetor duke filluar nga ora 20:00 në Kishën Katolike “Shën Ndou” në Prishtinë do të mbajë një program në përmbyllje të këtij viti, gjegjësisht në shënim të 20-vjetorit të themelimit. Kështu ka njoftuar përmes një njoftimi në Facebook, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.

Nën udhëheqjen e maestros Rafet Rudi ky koncert do të shënojë dy dekada të rrugëtimit të suksesshëm të Korit të Filarmonisë, po ashtu do të shënojë edhe dy përvjetor të kompozitorëve tonë. Do të shënohet 80-vjetori i lindjes së Zeqirija Ballatës dhe 65-vjetorin e Mendi Mengjiqit.

Ndryshe, programi i paralajmëruar të mbahet më 14 dhjetor do të përfshijë vepra nga kompozitorë të dalluar si Lauridsen, Sandstrom, Matsushita, Whitaecre e Rudi.

Hyrja në këtë koncert do të jetë falas.

ObserverKult


Lexo edhe:

EDHE FILARMONIA E KOSOVËS HAP SEZONIN, PREMTOJNË PROGRAM TË JASHTËZAKONSHËM

Kori i Filarmonisë së Kosovës sonte në Prishtinë do të bëjë hapjen e sezonit për vitin 2023/2024.

Kështu ka njoftuar Kori i Filharmonisë së Kosovës, nëpërmjet një njoftimi në Facebook, derisa më tutje bëhet me dije se do të jetë program i jashtëzakonshëm me vepra nga kompozitorë të njohur.

“Bashkohuni me ne sonte për hapjen e sezonit të Korit të Filharmonisë së Kosovës, nën drejtimin e Memli Kelmendit! Program i jashtëzakonshëm, i cili do ju shpie në një botë plot muzikë si asnjëherë tjetër. Kjo me vepra nga kompozitorë…

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult