Edhe Filarmonia e Kosovës hap sezonin, premtojnë program të jashtëzakonshëm

Kori i Filarmonisë së Kosovës sonte në Prishtinë do të bëjë hapjen e sezonit për vitin 2023/2024.

Kështu ka njoftuar Kori i Filharmonisë së Kosovës, nëpërmjet një njoftimi në Facebook, derisa më tutje bëhet me dije se do të jetë program i jashtëzakonshëm me vepra nga kompozitorë të njohur.

“Bashkohuni me ne sonte për hapjen e sezonit të Korit të Filharmonisë së Kosovës, nën drejtimin e Memli Kelmendit! Program i jashtëzakonshëm, i cili do ju shpie në një botë plot muzikë si asnjëherë tjetër. Kjo me vepra nga kompozitorë si: Mendi Mengjiqi, Jakub Neske, Mark Brymer, Frank Ticheli, John Williams, Eric Whitacre dhe Samo Vovk mes të tjerëve. Një mbrëmje që nuk duhet ta humbisni”, bëhet me dije përmes njoftimit.

Ndërsa për krejt të interesuarit që duan të marrin pjesë në këtë koncert i cili do të mbahet në Kishën Katolike “Shën Ndou” duke filluar nga ora 20:00 hyrja do të jetë falas.

ObserverKult


Lexo edhe:

FILARMONIA E KOSOVËS SONTE NË “VERËN E OHRIT”

Në programin e “Verës së Ohrit” sonte, skena e kishës katedrale “Shën Sofia” është rezervuar për performancën e Korit të përzier të Filarmonisë së Kosovës.

Kori i Filarmonisë së Kosovës është ansambël profesionist të cilin e përbëjnë 50 këngëtarë.

Në një farë mënyre, ai vazhdon punën e ish korit të RTV Prishtina, i cili ishte i njohur mirë në rajon dhe më gjerë në vitet e 80-ta nën udhëheqjen e Rafet Rudi.

Kori u shpërnda në vitin 1990 për shkak të konfliktit ushtarak. Por pas një dekade, në vitin 2003 u formua sërish, tani si pjesë e Filarmonisë së Kosovës. Është ndërtuar në një nga ansamblet më të mira të korit në rajon.

Repertori i tyre është i gjerë dhe përfshin vepra nga repertori barok dhe romantik deri te veprat e kompozitorëve bashkëkohorë: А. Pert, Е. Uhitaker, O. Gjello, Е. Eshenuald, V. Tormis etj.

Performancat e koncertit të korit në vitet e fundit përfshijnë masa dhe oratorios nga Mocart, Monteverdi, Bah, Vivaldi. Pastaj Betoven dhe Hajdn, si dhe premiera botërore të veprave të reja nga kompozitorët e Kosovës.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult