Dy herë nobeliste, faktet e panjohura/ Kush ishte Mari Kyri

Marie Curie

Mari Kyri (1867-1934), ishte shpesh gruaja e vetme që gjendej në një dhomë të mbushur plot me shkencëtarë burra. Por kjo nuk e pengoi atë që të ishte gruaja e parë që fitoi çmimin Nobel. Ajo ishte e para dhe e vetmja që e fitoi këtë çmim prestigjioz në dy fusha të veçanta.

Fizikantja franceze me origjinë polake, u bë e famshme për kërkimet e saj mbi radioaktivitetin. Por ajo pati një sërë arritjesh të tjera gjatë gjithë jetës së saj. Mari ishte një fëmijë i mrekullueshëm, që shfaqi aftësi të jashtëzakonshme qëkur ishte vetëm 4-vjeç. E lindur nga dy mësues që kishin rrënjosur vlerën e arsimit, Maria 4-vjeçare mësoi vetë të lexonte frëngjisht dhe rusisht. Po aq mbresëlënëse ishte kujtesa saj, e cila i dha mundësi të kujtonte ngjarjet në detaje nga vitet e saj të vogla.

Në vitin 1891, frëngjishtja i erdhi në ndihmë kur shkencëtarja e re shkoi në Paris për të vazhduar shkollimin e saj në Universitetin e Sorbonës. Atje ajo studioi kimi, matematikë dhe fizikë, dhe zbuloi falë studimeve vetjake dy elemente radioaktive: radiumin dhe poloniumin. Menjëherë pas kësaj arritjeje, ajo njohu bashkëshortin dhe partnerin e saj në shkencë, Pier Kyri.

Përveçse për njëri-tjetrin, ata ndanë një dashuri të madhe për shkencën dhe kërkimin, gjë që çoi në zbulimin e tyre novator të radioaktivitetit, që është emetimi spontan i grimcave ose valëve energjike nëpërmjet bërthamave atomike të paqëndrueshme. Termi radioaktivitet u shpik nga vetë Marie dhe tërhoqi vëmendjen e botës.

Për punën e tyre novatore, çifti fitoi Çmimin Nobel në fizikë në vitin 1903. Edhe pse Mari u bë gruaja e parë që mori një çmim Nobel, ajo nuk u ndal me kaq. Në vitin 1911, ajo u bë fituesja e vetme e Çmimit Nobel për kimi për punën e saj mbi radiumin e pastër.

Sot, zbulimet e saj mbi vetitë e elementeve radioaktive, i kanë hapur rrugën diagnostikimit dhe terapisë me rreze kundër tumoreve të ndryshme. Ja cilat janë 5 kuriozitetet që mund mos t`i dini rreth shkencëtares së famshme:

Nuk kishte një laborator shumë komod

Kur mendoni mbi një fizikant fitues të Çmimit Nobel, mund të imagjinoni se ai ka një laborator të madh. Në fakt, Mari Kyri theu vërtet barrierat në shkencë ndaj grave, por laboratori i saj nuk ishte aspak mbresëlënës.

Kur bashkë me të shoqin deshën të kryenin një seri eksperimentesh që do të vërtetonin ekzistencën e elementeve radium dhe polonium, atyre u duhej shumë hapësirë, pasi një laborator tradicional nuk ishte i përshtatshëm. Në fakt çifti Kyri zgjodhi të punonte në një strehë të vjetër për shumicën e kërkimeve të tyre që ishin fituese të Çmimit Nobel.

Ishte një heroinë e Luftës së Parë Botërore

Kyri ndihmoi në shpëtimin e jetës së mijëra ushtarëve në front, duke zhvilluar njësi radiologjike të lëvizshme, të cilat u dërguan në vijën e frontit që t’u përdorur nga mjekët e ushtrisë. Teknologjia portative u dha mundësinë këtyre të fundit të bënin grafi me rreze X mbi ushtarët e plagosur, duke i ndihmuar shumë në kryerjen e operacioneve kirurgjikale.

Mbi 1 milionë ushtarë përfituan nga “Petites Curies”, shpikja e Marisë që përmbante një gjenerator, një shtrat spitalor, një radiografi dhe aftësinë për të shpëtuar një jetë njeriu.

Çmime të tjera Nobel në familjen e tyre

Fitimi i Çmimeve Nobel ishte kthyer në një traditë familjare. Familja Kyri ka fituar gjithsej 5 çmime të tilla. Mari kishte 2 çmime, ndërsa burri i saj Pier një. Në vitin 1935, vajza e tyre Irena Kyri ndoqi gjurmët e prindërve të saj dhe fitoi Çmimin Nobel së bashku me bashkëshortin e saj, Frederik Zholio për zbulimin e izotopeve të reja radioaktive. Duke ndjekur traditën familjare, edhe vajza e vogël e familjes Eva Kyri u martua me një fitues të çmimit Nobel për Paqe, Henri Labuiz, që e mori këtë çmimin në cilësinë e kreut të UNICEF-it në vitin 1965.

Albert Ajnshtajn ishte një fans i madh i Mari Kyri.

Në vitin 1906, Pier humbi jetën në një aksident tragjik rrugor. Maria u përball me seksizmin brutal që e shoqëroi famën e saj si shkencëtarja e vetme femër. Pikërisht në atë periudhë Ajnshtajni vendosi t’i dërgonte një letër inkurajimi shkencëtares së famshme.

Në atë letër Ajnshtajni tregonte sesi ishte frymëzuar nga dëshira dhe intelekti i saj, teksa shtonte se kishte mbështetjen e tij të plotë në punën që bënte. Ja çfarë tha në një rast babai i fizikës moderne për këtë grua të jashtëzakonshme:“Mari Kyri është e vetmja nga të gjithë njerëzit e famshëm, që nuk është korruptuar nga fama”.

Një histori dashurie “shkencore”

Mari dhe Pier Kyri u prezantuan me njëri-tjetrin nga kolegu i Marisë, menjëherë pasi ajo ishte diplomuar në Universitetin e Sorbonës. Dyshja dinamike shumë shpejt u bënë partnerë si në jetë po ashtu edhe në kërkimet shkencore.

Në fakt, ishte Pier ai që këmbënguli që gruas së tij t’i njihej në mënyrë të barabartë merita për zbulimet e tyre shkencore,kur iu dha Çmimi Nobel. Megjithëse Mari sabotohej shpesh në punën e saj si një grua që vepronte në një fushë të dominuar nga meshkujt, Pier e mbështeti atë në çdo hap të karrierës së saj.

ObserverKult

_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _

Lexo edhe:

TETË THËNIE INSPIRUESE NGA NOBELISTJA MARIE CURIE

Marie Curie, ishte gruaja e parë që fitoi çmimin Nobel në dy kategori, fizikë dhe kimi. Ne ju sjellim disa thënie të mençura e inspiruese nga shkencëtarja e njohur.

Ja ku janë 8 thënie të mençura e inspiruese nga Marie Curie:

“Nuk duhet t’i druhesh jetës, mundohu ta kuptosh.”

“Jeni pak kureshtar për njerëzit e shumë kureshtar për idea të reja.“

“Mos keni frikë nga perfeksioni. Nuk do ta arrini kurrë!”

“ Duhet të besojmë në vetën tonë. Duhet të besojmë se kemi një dhuratë të pazbuluar të cilën duhet ta marrim patjetër.”

Thëniet e tjera mund ti lexoni KËTU:


NDRE MJEDA: LOKJA

Nga Ndre Mjeda

I

E n’balkue mbaruene lulet:
Shurdh’ â vêndi e shpija tytë;
Jo, me loken nji e dytë
Neper shpië mâ nuk u gjet.

Vetun zbardh’e vetun erret
Me krye n’hî e shumja plakë;
Nji dorë krânde me i bâ flakë
Permbî votrë kush s ja qet.

E disprohet me vetvédi
Qi nuk bâni kurrnji djalë:
Sot e réja i kishte dalë
Bashkë me dritë per drû në shpat.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult