Dy shqiptarë janë pjesë e serialit turk “Osmani”: “Si e ngritëm flamurin kuq e zi në mes të xhirimeve”

Arjan Toçi i njohur si Sheiku i Durrësit dhe Ervis Belollari, i njohur si Delux janë dy personazhe shqiptare që po bëjnë ‘namin’ në rrjetet sociale. Ata tashmë po korrin një sukses të paparë edhe në Turqi, pasi janë bërë pjesë e kastit të sezonit të pestë të serialit të njohur “Osmani”.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ata kanë zbuluar se si u bën pjesë e serialit të njohur. Madje, kanë ndarë dhe detaje nga momenti kur kanë thyer rregullat dhe ngritën flamurin shqiptar gjatë xhirimeve në mes të kastit.

“Unë kam ardhur apostafat për Osmanin sepse është sezoni i fundit dhe do të xhirohet. Tani nuk jam thjesht rojtar, jam luftëtar. Nga që isha unë, Sheiku e kishte më të lehtë të bënte regjistrimin.

Tani jemi të dy. Ka shumë rregulla dhe duhet të firmosësh, për shembull, nuk duhet të përdorësh telefonin, në të kundërtën gjobitesh.
…vendosëm të ngremë flamurin shqiptar, sepse ishte jashtë rrezikut”, u shpreh Delux.

“…Kur kaluam te skaneri, Delux e dha një telefon, ndërsa njërin e kishte me vete, por kishte fat që ata te skaneri nuk e dalluan”, tha Sheiku i Durrësit./abcnews.al

Videon mund ta shihni duke klikuar KËTU

ObserverKult


lasgush poradeci

Lexo edhe:

LASGUSH PORADECI: S’ISH DASHURI, PO FSHEHTËSI…

Poezi nga Lasgush Poradeci

U patmë nisur un’ e ti:
Un’ hijemvrejturi – në – zi,
Ti flokëndritura – flori

Dhe ikm’! e ikmë përsëri,
Larg- e më -larg n’arrati,
Pranë – e më pranë – e gji – për – gji.

Dhe me një vend një bukuri,
Dhe me një çast një shenjtëri,
Na zu një mall, një dashuri.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult