“Dyshoje sa i madh ishe, ta morën vendin të paaftët ‘Tomka im’”, Frederik Ndoci na emocionon me bisedat me Enea Zhegun

Nga: Frederik Ndoci

“Lamtumirë Enea Zhegu! Dhimbje e madhe për një popull që të vlerësoi dhe të deshi.
Kisha kohë që nuk po lidheshim me telefon.

Telefonatat e tejzgjatura ndër kontinentale me humor e cinizëm për çfarë lamë e ku shkuam! Ti dyshoje në madhështinë tande si gjithë artistat e mëdhenj që shpesh nuk e dinë sa të medhenj janë.

Tani shih trishtimin e mediave që të japin lamtumirën e fundit të këtij largimi të parakohshëm. Politikat negative a jo, janë të përjetshme por artistët e kan një jetë, të sinqertë, por pakorrupsion.

Mbetesh miku im në perjetsi. Si shumë të tjerë që të kanë njohur nga afër, nuk i besova syve kur pashë lajmin. Po i lutesha Zotit të jetë lajm i rremë, të jetë një dëshirë e vakur e të paaftëve që na vr a sin e na nxjerrin kronika vdek j esh pa fund.

Por mjerisht ish i vërtetë. Ike dhe le një popull që nuk të harron kurrë edhe pse qeveritë dhe politikanët nuk e kanë mendjen te vlerësimi sa jemi të gjallë.

Ike edhe pse jane mbi 200 emra pseudoartistësh kryesisht militant politikash që e kanë një medalje përpara teje, ike sepse të rendonte letra që ta përvetësoi i paafti.

Tashma shpirti Yt e sheh dhe e njeh realitetin ma mirë se na të gjallë, lamtumirë Enea Zhegu. R.I.P”, shkruan këngëtari dhe aktori i madh Frederik Ndoci.


Lexo edhe:

SËMUNDJA I MORI SOT JETËN: KUSH ISHTE “TOMKA”, AKTORI QË NGA NJË YLL I SKENËS E PËRJASHTUAN NGA SHKOLLA DHE MË PAS E MBYLLËN NË PSIKIATRI

Kinematografia shqiptare është në zi. Sëmundja e rëndë i ka marrë jetën aktorit Enea Zhegu (Tomka).

Aktori i njohur, Enea Zhegu, ka mbyllur sytë përgjithmonë mëngjesin e të dieles, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Ai ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare, duke lënë pas një sërë role. Për të cilët do të mbahet mend gjithmonë. Ai u bë i njohur që në fëmijërinë e tij…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU

ObserverKult