E bija e Mirush Kabashit: Titulli “Qytetar Nderi”- i vonuar, do doja ta merrte sa ishte gjallë…

Bashkia e Durrësit ka nderuar pas vdekjes aktorin Mirush Kabashi, duke i akorduar titullin “Qytetar Nderi”. Por e bija, Mendi Kabashi u përlot teksa pranoi titullin dhe u shpreh se është titull i vonuar, pasi do donte ta merrte sa ishte gjallë.

Katër muaj pas vdekjes, aktorit të mirënjohur të teatrit dhe kinemasë shqiptare, Mirush Kabashi iu akordua titulli “Qytetar Nderi” i Durrësit.

E bija, Mendi Kabashi u përlot teksa pranoi titullin për aktorin e shumë roleve dhe u shpreh se ky eshte një titull i vonuar, pasi Mirushi ndjente gjithnjë dashurinë e publikut durrsak..

“Është i vonuar, do doja ta merrte kur ishte gjallë! Mua më është thënë që është lënë që ai ta merrte titullin në përvjetorin e lindjes, por nuk ishte e shkruar”.

Ceremonia u organizua nga Bashkia e Durrësit në sallën e teatrit “Aleksandër Moisiu”, ku morën pjesë njerëz të artit e skenës në Durrës. Regjisorja Driada Dervishi kishte përgatitur një dokumentar pjesë e të cilit ishte edhe një intervistë e fundit e Mirush Kabashit, e patransmetuar më parë.

Driada Dervishi regjisore: Na ka lënë një intervistë që për mua është një testament i mrekullueshëm artistik me të gjithë rrëfimin e një jete në skenë e jo vetëm. Me copëza ku falënderon të gjithë kolegët e tij dhe publikun e Durrësit e ata që e kanë ndjekur kudo.

Aishe Stari, aktore: Gjërat të jepen në kohë, t’i gëzojnë ata që i meritojnë. Kënaqësinë e këtij titulli ta merrte Mirushi, jo të ngelte si një relike atje në shtëpi.

Aktori i mirënjohur i teatrit dhe kinemasë shqiptare, ndërroi jetë më 5 dhjetor të 2023 në moshën 75-vjeçare. Ai është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri.

Mirush Kabashi ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare ndërsa numërohen rreth 100 role në teatër dhe filma. Vlerësuar me titujt “Nderi i Kombit”, “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”.


Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU: /Reporttv

ObserverKult


Lexo edhe:

FJALËT PREKËSE TË AGIM DOÇIT: MIRUSH KABASHI KA EMOCIONUAR 83 SHTETE TË EVROPËS

Poeti i njohur, Agim Doçi ka folur për ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur Mirush Kabashi. Ai ka treguar për “Pas Mesnate”, se kanë qenë miq shumë të mirë bashkë dhe do të mbetet në memorien e tij si “Nderi i Kombit”.

Doçi theksoi se Kabashi ka qenë i pari pas komandantit të diktaturës që përmes rolit të Sokratit ka ngritur në këmbë të gjithë Pallatin e Kongreseve. Ai shtoi se Kabashi ka ngritur edhe sallat e 83 shteteve në të gjithë Evropën.

“Mirushi ndërroi jetë si ‘Nderi i Kombit’ dhe i tillë do të mbetet në kujtesën time, por në zemrat tona, unë do të përmend intepretimin e përsosur e Mirushit në veprën e Dhimitër Paskos ose Mitrush Kutelit.

Atë porosi nga arkivat e ka nxjerrë Mirushi, me porosi të skenaristit së ngjarjes më të madhe kombëtare në vitin ’98, ‘Kosova djep lirie’, të cilën ai e recitoi.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


Mirush Kabashi dhe Reshat Arbana

MIRUSH KABASHI FLET SE SI PORTALET E “VDIQËN” TË GJALLË: MENDOVA SE ÇFARË PO LË PAS VETES DHE U GËZOVA SE PO LË EMRIN E MIRË

Aktori i madh Mirush Kabashi, në një dalje së fundmi për publikun, ka folur edhe për problemet e tij shëndetësore, që ka kaluar pak vite më parë, e që e kanë bërë të mendojë edhe më të keqen.

I pyetur për problemet shëndetësore, aktori ka rrëfyer se në kapërcimin e këtyre problemeve, dashuria e publikut, vlerësimi i tyre, ka qenë një inkurajim i madh.

Gjatë rrëfimit të tij, i madhi i skenës shqiptare ka folur edhe për lajmet e publikuara në portale, se ai ndërroi jetë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult